Prokuroria Speciale e Kosovës është duke e intervistuar serbin e tretë të arrestuar ditën e djeshme për në Komunën e Zubin-Potokut për rastin “Krime të luftës”. “Për momentin po mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit për serbin e tretë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte ”. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Ndryshe, arrestimi i të dyshuarit është si rezultat i punës intensive hetimore të zhvilluar nga Prokuroria Speciale. Në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin-Potok po bëhen gërmime pasi dyshohet se në atë zonë janë trupat e 23 personave, të njohur si “grupi i intelektualëve” nga rajoni i Mitrovicës. Ata ishin rrëmbyer më . Tash e 27 vjet fati i tyre nuk është zbardhur plotësisht.
