Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizon sot Panairin “Gratë në Biznes”. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe ministrja në detyrë e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila.
Panairi mbahet duke filluar nga ora në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe synon promovimin e ndërmarrësisë së grave, fuqizimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë. Poashtu edhe krijimin e mundësive për bashkëpunim dhe rrjetëzim ndërmjet ndërmarrëseve, institucioneve dhe partnerëve të biznesit.
