Një shtetas i Kosovës është ndaluar në Maqedoni pasi policia përcaktoi se ai po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë në autostradën A1, ku shpejtësia e lejuar është 120 kilometra në orë. “Shoferi, Sh.Z., 36 vjeç, u ndalua sot në orën në parkingun pranë Miletkovës nga oficerët e policisë së SPB së Strumicës dhe DPB e Gjevgjelisë.
Ai po drejtonte një automjetin pasagjerësh me targa të Kosovës dhe tejkaloi shpejtësinë e lejuar me 100 kilometra në orë. Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
