Kusari-Lila: Rënia e çmimit të naftës në bursa s’reflekton menjëherë

0%

Shpërndaje në: Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ka thënë se rënia e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare nuk pritet të reflektohet menjëherë në tregun e Kosovës. Ajo deklaroi se kjo ndodh për shkak të mënyrës së furnizimit dhe formulës së përllogaritjes së çmimit në vend.

Shtoi se çmimi i derivateve në Kosovë përcaktohet sipas mesatares së çmimit të dhjetë milionë litrave të importuara, të cilit i shtohet marzha e fitimit e përcaktuar me rregullore. “Çmimi i naftës në Kosovë përcaktohet sipas rregullores që kemi në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Ai bazohet në çmimin mesatar të dhjetë milionë litrave të importuara dhe më pas i shtohet marzha e fitimit për operatorët. Krahasimi i çmimit në bursat ndërkombëtare me atë në Kosovë nga njëra ditë në tjetrën nuk është i drejtë, sepse porositë dhe dërgesat bëhen disa ditë më herët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Derivatet që vijnë kryesisht përmes portit të Durrësit janë blerë dhe negociuar paraprakisht, ndaj edhe u duhet kohë derisa të arrijnë në tregun tone”, ka thënë Kusari-Lila për KosovaPress.

Kusari tha se ministria ka ndërmarrë masat e vetme që i lejon baza ligjore për të parandaluar abuzimin me çmimet, teksa shtoi se operatorët ekonomikë vazhdojnë të kërkojnë heqjen e kufizimit të marzhës së fitimit. “Kemi kërkesa të vazhdueshme nga operatorët ekonomikë që të hiqet kufizimi i marzhës së fitimit, në mënyrë që të kenë fitime më të mëdha. Ne jemi duke i analizuar këto kërkesa.

Ndërkohë, importi i naftës dhe derivateve është rritur dukshëm, pothuajse është dyfishuar në baza ditore sipas të dhënave që marrim nga Dogana e Kosovës. Qëllimi ynë është të gjejmë një balancë: të mbrojmë qytetarët nga çdo abuzim i mundshëm me çmimet, por njëkohësisht të mos rrezikojmë funksionimin e operatorëve ekonomikë”, ka deklaruar ministrja në detyrë e MINTI-it.

Edhe Arbëri 9 pri 2026 Kosova s’e ndjek botën, nafta shtrenjtohet Çmimi i naftës në tregjet botërore, përfshirë edhe Kosovën është i lidhur ngushtë me lirinë e qarkullimit në Gjirin e Hormuzit, nëpër të cilin kalojnë rreth 20 për qind e rezervave të naftës në nivel global.

Telashet me këtë pjesë deti që ndodhet mes Omanit dhe Iranit, kanë nisur prejse Republika Islamike u sulmua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, më .

Burimi: Koha