Shpërndaje në: Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi ka thënë se në varrezat masive të zbulura në Zubin-Potok, ku janë zbuluar mbetje mortore, dyshohet se ka trupa të tjerë të viktimave që i përkasin luftës së fundit në Kosovë. Gashi ka vlerësuar se zbulimi i këtyre varrezave masive është një përpjekje dhe angazhim shtetëror për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë.
Ndriçimi i këtyre rasteve, sipas tij, përbën një detyrim institucional dhe ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre që prej vitesh presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.
“Kryeprokurori i Shtetit vlerëson lart punën profesionale, përkushtimin dhe angazhimin e të gjitha institucioneve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës, të cilat janë të përfshira në rastin e zbulimit të varrezave masive në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ka trupa tjerë të viktimave që i përkasin luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në një deklartë të Gashit, dërguar mediave.
Kryeprokurori i Shtetit thuhet se vlerëson praninë e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve në vendin e ngjarjes ku janë gjetur mbetjet mortore.
“Kontributi dhe bashkëpunimi i secilit kanë qenë dhe mbetët thelbësor për zbardhjen e këtyre rasteve, si dhe për identifikimin e personave përgjegjës të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve me qellim që ata të përballen me drejtësinë”, thuhet në njoftim.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë pas zbulimit të mbetjeve mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin-Potokut, të dielën në fshatin Jabukë të kësaj komune është gjetur një varr tjetër masiv me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Edhe Arbëri 2 pri 2026 27 vjet nga masakra e Kralanit në Gjakovë Për gjetjen e mbetjeve mortore në këtë lokacion kanë njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale. Prokuroria ka thënë se do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme.
“Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës.
Një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës në fshatin Kalludër tha se gërmimet mund të zgjasin me muaj, për shkak të shpërndarjes së mbetjeve mortore dhe terrenit të vështirë. Në këtë fshat të Zubin Potokut dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të 23 civilëve shqiptarë nga Mitrovica, të njohur si “grupi i intelektualëve”. Ata ishin rrëmbyer më .
Tash e 27 vjet fati i tyre nuk është zbardhur.
