KESCO njofton për zbatimin e tarifave: Krahas tarifës për shkyçje do

0%

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë (KESCO) ka njoftuar se nga 1 shtatori i këtij viti do të aplikohet tarifa për rikyçje në rrjet, për konsumatorët që janë shkyçur.

Sipas njoftimit të KESCO-s, krahas tarifës së shkyçjes që është aplikuar deri më tash, do të aplikohet edhe tarifa tjetër, ajo e rikyçjes në rrjet, për konsumatorët që për shkak të mospagesës së detyrimeve shkyçen nga rrjeti.

“KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, informon konsumatorët se ka pranuar njoftim zyrtar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) lidhur me fillimin e zbatimit të tarifës së rikyçjes, e cila do të hyjë në fuqi më , në përputhje me Rregullën për Shkyçje dhe Rikyçje të miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE)” – thuhet në njoftimin e KESCO-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sipas njoftimit të OSSH-së, nga 1 shtatori 2026 do të aplikohet tarifa e rikyçjes për konsumatorët që janë shkyçur nga rrjeti për shkak të mospagesës së detyrimeve financiare dhe që kërkojnë rikyçjen e furnizimit me energji elektrike”. Sipas KESCO-s, kjo tarifë që aplikohet është në përputhje me rregullativën e ZRRE-së.

Sipas Rregullores së ZRRE për Shkyçjen dhe Rikyçjen e konsumatorëve në sektorin e energjisë, tarifa për konsumatorët shtëpiakë është 15 euro për shkyçje dhe 15 euro për rikyçje, ndërsa për konsumatorët komercialë është nga 30 euro për të dy procedurat. Kjo rregullore kishte hyrë në fuqi në mars të vitit 2017.

Burimi: Kallxo