E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të jetë në Premier League. Hull City ka shfaqur interes për mesfushorin shqiptar sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, Nicolò Schira. Ekipi anglez e kërkon ta huazojë Asllanin me të drejtë blerje në fund të sezonint 2026-2027. Por tek Inter janë të interesuar të kenë të përfshirë në marrëveshje detyrimin e blerjes së 24-vjeçarit.
Kristjan Asllani është jashtë planeve të trajneri Cristian Chivu, pasi nuk ka udhëtuar me ekipin në fazë përgatitore. Sezonin e kaluar Asllani luajti në huazim fillimisht te Torino e më pas te Besiktas, por asnjë nga skuadrat nuk mori vendimin ta transferojë përfundimisht. Kristjan Asllani është nën kontratë me Inter deri në 30 qershor të 2028.
Asllani u bë pjesë e zikaltërve në verën e 2022 me synimin që në të ardhmen të ishte titullar, por nuk arriti dot të fitonte vendin.
