Ish-i burgosuri Bajraktari rrëfen vitet me kardinalin Ernest Simoni:

0%

Ded Bajraktari është dëshmitar i dhjetëra njerëzve, që sipas tij Kardinali Ernest Simoni Troshani, që studimet teologjike të kryera në fshehtësi për shkak të persekutimit të Kishës nga regjimi komunist në Shqipëri, i ka ndihmuar në betejat e tyre për shëndetin gjatë kohës kur shërbente në Fushë Arrëz dhe qytete të tjera në veri të vendit.

“Shkonte, bënte Meshë, u çonte një uratë, i kapte nga koka, u fërkonte duar, dhe e vinim re që këta njerëz, vinin pas një jave dhe thoshin ‘jam mirë’”, tha Ded Bajraktari. Ded Bajraktari kujton një ngjarje të pazakontë.

Ai rrëfen se si shofer, po udhëtonte me Shenjtërinë e Tij drejt Fushë Arrëzit një ditë të acartë dimri për të bekuar disa personazhe me probleme shëndetësore, kur ngricat në rrugë u rrezikuan jetën. Por, ajo ndodhi që nisi si makth, përfundoi me një mrekulli. “Ishte një vend, Kroni i Zojës, aty ku ka humbur jetën Myslym Keta. Makina më rrëshqiti dhe po futeshim në shkëmb.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Makina u kthye tërësisht. Kur po i afroheshim humnerës, Ernest Troshani tha ‘O Zot, o Krisht’. Makina ndaloi. Më tha mua ‘ndalo se shpëtuam’” , tha Ded Bajraktari. Njeriun e mrekullive e quan Bajraktari Kardinalin, të cilin e ritakoi gjatë Meshës së Shenjtë që Ernest Simoni Trashi mbajti në Spaç, ku ka vuajtur dënimin pas arrestimit gjatë diktaturës.

“Më kapi te dora dhe unë i them ‘jam ai djali nga Fushë Arrëzi. E di më tha. Më mbante mend’” , tha Ded Bajraktari. Kardinali 98-vjeçari që duroi tortura dhe kushte të ashpra gjatë 18 viteve në burg, është dëshmi e besimit, faljes dhe shpresës.

Burimi: Bota Sot