Barcelona vendos çmimin e Ferran Torresit, PSG pret vetëm miratimin e

0%

Barcelona ka vendosur çmimin e Ferran Torresit mes interesimit të Paris Saint-Germain për sulmuesin spanjoll. Sipas Sport, të cituar nga Goal, klubi katalanas kërkon rreth 55 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit. Raporti thekson se Barcelona synon t’i ofrojë Torresit një kontratë të re, por pa rritje page.

Nëse sulmuesi vendos se dëshiron të transferohet te PSG, drejtuesit katalanas nuk kanë ndërmend të futen në një garë financiare për ta bindur të qëndrojë. Në këtë rast, Barcelona do të ishte e gatshme të negociojë shitjen e tij. Nga ana tjetër, Paris Saint-Germain po pret momentin e duhur për të bërë lëvizjen.

Kampionët francezë planifikojnë të intensifikojnë interesimin sapo të finalizohet transferimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi. Megjithatë, PSG nuk pritet të paraqesë ofertë zyrtare pa marrë më parë sinjal pozitiv nga vetë Ferran Torresi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sulmuesi spanjoll mbetet një nga emrat më të përfolur në ditët e fundit të afatit kalimtar, ndërsa e ardhmja e tij pritet të qartësohet pas vendimit përfundimtar mbi rinovimin ose largimin nga Barcelona.

Burimi: Telegrafi