Aksion i gjerë policor në Tiranë: Dy të arrestuar, sekuestrohen

0%

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive në terren në kuadër të masave për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë, duke zhvilluar aksione në Tiranë, Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, janë kontrolluar 87 automjete dhe janë verifikuar 118 qytetarë. Si rezultat i aksionit, janë arrestuar në flagrancë dy persona.

Njëri prej tyre u kap me një sasi të dyshuar kokaine, ndërsa personi tjetër mbante një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia ka shoqëruar gjithashtu një person që dyshohet se kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa automjeti luksoz që ai përdorte është sekuestruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe hequr 34 xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masa administrative. Për verifikime të mëtejshme janë shoqëruar 12 automjete dhe 16 persona. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com