Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Deçant, saktësisht në rrugën që çon për tek Manstiri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Gashi tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura. “Personat e lënduar janë dêrguar për trajtim mjekësor. Lëndimet e tyre janë të lehta”, deklaroi Gashi.
Burimi:
Bota Sot
