Trumpi mund të fitojë të drejtën t’i vendosë tarifa deri në 100% edhe

0%

Një projektligj që po shqyrtohet në Senatin amerikan mund t’i japë presidentit Donald Trump kompetenca të reja për të vendosur tarifa deri në 100 për qind ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz rus ose ndihmojnë në shmangien e sanksioneve ndaj Moskës.

Ekspertët paralajmërojnë se, përveç Kinës dhe Indisë, në shënjestër mund të përfundojnë edhe aleatë të SHBA-së, përfshirë Bashkimin Evropian. Projektligji u hartua fillimisht nga senatorët Lindsey Graham dhe Richard Blumenthal me synimin për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë.

Pas vdekjes së Grahamit muajin e kaluar, kolegët e tij po përpiqen ta miratojnë ligjin si pjesë të trashëgimisë së tij politike. Nëse miratohet, Trump do të ketë të drejtën të vendosë tarifa deri në 100% për importet nga vendet që janë ndër pesë blerësit më të mëdhenj të naftës dhe gazit rus ose që konsiderohen se ndihmojnë në shmangien e sanksioneve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendimin se cilat shtete preken do ta marrë vetë Shtëpia e Bardhë. Edhe pse nisma synon kryesisht Kinën dhe Indinë, analistët thonë se formulimi i projektligjit është aq i gjerë, sa mund të përdoret edhe ndaj partnerëve tradicionalë të SHBA-së, shkruan Euronews, transmeton Sinjali.

Shqetësimet shtohen veçanërisht për Bashkimin Evropian, i cili vazhdon të importojë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia, edhe pse ka nisur procesin për ta ndaluar plotësisht deri në vitin 2027. Sipas ekspertëve, kjo mund t’i japë Trumpit hapësirë ligjore për të goditur edhe BE-në me tarifa të larta, nëse e konsideron të nevojshme.

Komisioni Evropian nuk ka komentuar për përmbajtjen e projektligjit, por ka theksuar se vazhdon bashkëpunimin me SHBA-në për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për të zvogëluar varësinë nga energjia ruse.

Juristët dhe ekspertët e tregtisë ndërkombëtare paralajmërojnë se projektligji mund të zgjerojë ndjeshëm fuqinë e presidentit amerikan në politikën tregtare, duke i dhënë atij një mjet të ri për vendosjen e tarifave jo vetëm ndaj kundërshtarëve, por edhe ndaj aleatëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com