Torres drejt largimit nga Barça, Asllani përmendet si zëvendësues

0%

Shpërndaje në: Ferran Torres dëshiron të largohet nga Barcelona, kanë raportuar mediume të ndryshme. “Foot Mercato” shkruan se Ferran Torres dëshiron t’i bashkohet fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain. Bisedimet ndërmjet klubit francez dhe kampit të spanjollit kanë filluar tashmë.

“Marca” ka raportuar se javën e ardhshme do të ketë bisedime ndërmjet PSG-së dhe Barcelonës. Torres ishte heroi i Spanjës në finale të Kupës së Botës kundër Argjentinës. Ai shënoi golin që ia siguroi Spanjës titullin e dytë të Botës. Menjëherë pas lajmit se Torres ka kërkuar largimin nga Barcelona, kanë nisur të përmenden edhe emrat që mund ta zënë vendin e tij.

Edhe Futboll 17 gus 2025 Çfarë u tha në VAR për kartonin e kuq të Muriqit? Ndër emrat që është publikuar është ai i sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani. Në fakt edhe më herët kishte raportime për interesimin e Barcelonës për sulmuesin e Hoffenheimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha