Qetësohet kriza në Ceuta/ Shumica e emigrantëve kthehen nga enklava

0%

Dhjetëra mijëra emigrantë që kaluan në territorin e vogël të Ceutës në Spanjë u kthyen vullnetarisht në Marok të premten, një ditë pasi fluksi shkaktoi kaos në qytetin e Afrikës së Veriut dhe ringjalli debatin për imigracionin në Evropë dhe më gjerë. Të paktën 57 emigrantë vdiqën gjatë udhëtimit.

Presidenti i Ceutës e vlerësoi numrin e emigrantëve në 60,000, që ishte ekuivalent me 70% të popullsisë së territorit. Por shumica e tyre u kthyen shpejt, tha qeveria spanjolle, pasi mbërritja e papritur e kaq shumë njerëzve shkaktoi një krizë humanitare.

Disa migrantë notuan disa milje nëpër det dhe u përballën me autoritetet, të cilat u përpoqën t’i kthenin mbrapsht me uje, gaz lotsjellës dhe të shtëna paralajmëruese. Spanja vendosi forcat e saj të armatosura dhe policë shtesë për të rivendosur rendin në Ceuta, e cila ndodhet në Ngushticën e Gjibraltarit në hyrje të Detit Mesdhe dhe ka qenë një zotërim spanjoll që nga viti 1580.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në anën marokene të kufirit, forcat e sigurisë u përleshën me emigrantët. Kaosi pati efekte edhe jashtë vendit. Italia dhe Franca u zotuan të shtrëngonin kontrollet e tyre mbi njerëzit që vinin nga Spanja. Ndërkohë, emigrantët nga Maroku u përpoqën gjithashtu të kalonin në Melilla, territorin tjetër të Spanjës në Afrikën e Veriut, ku u përleshën me policinë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi Ceutën dhe dënoi shkeljen e kufirit, të cilën e përshkroi si “një shkelje të integritetit territorial të Spanjës”. Sanchez fajësoi kontrabandistët e njerëzve për krizën, duke thënë se ata “mashtrojnë kaq shumë të rinj dhe në fund të fundit i çojnë shumë prej tyre drejt vdekjes”, në oqean apo në qytet.

Ministria e Brendshme Spanjolle publikoi shifrat e veta, sipas te cilave rreth 50 mije njerëz kishin kaluar nga Maroku që nga e enjtja. 48,300 persona ishin kthyer tashmë në Marok deri të premten në mbrëmje, me qindra të tjerë që po kthehen çdo orë.

Burimi: Bota Sot