OIK dënon sulmin ndaj infermieres në Viti: Të zbardhen rrethanat

0%

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK) ka dënuar fuqishëm sulmin fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, e cila është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së saj profesionale.

OIK ka theksuar se dhuna ndaj profesionistëve shëndetësorë është e papranueshme dhe cenon sigurinë në vendin e punës, dinjitetin e profesionit dhe funksionimin e sistemit shëndetësor. “Asnjë rrethanë nuk mund të arsyetojë dhunën, kërcënimin apo presionin ndaj atyre që çdo ditë shërbejnë për shëndetin e qytetarëve” , thuhet në reagimin e OIK-ut.

Kryetarja e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, znj. Nexhmije Gori, ka shprehur mbështetjen e plotë për infermieren e lënduar dhe ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me seriozitet, të zbardhen rrethanat dhe autorët të vihen para përgjegjësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

OIK u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë profesionistët shëndetësorë dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të sigurt për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Burimi: Bota Sot