Albers Keko “shtyn” ekipin: Të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur me

0%

Sulmuesi Albers Keko, “e ka hedhur pas krahëve” dëmtimin e rëndë, i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë. Në këtë fazë përgatitore me “Demat e Kuq”, Keko ka bërë mirë, jo vetëm në gjetjen e golit, por edhe manovrimin në fazën ofensive.

Së fundmi, Keko ka folur për mediat, duke dhënë një pasqyrë më të qartë për gjendjen e ekipit dhe objektivin personal, në lidhje me sezonin e ri: Si e vlerësoni paraqitjen e skuadrës në këtë test miqësor (ndaj Pogradecit)? Ky test miqësor na shërben shumë për vazhdimësinë e kampionatit. Besoj se gjendja e skuadrës është e mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu, me fitore, siç e kemi nisur.

Nga ana personale, cilat janë objektivat për sezonin e ri? Nuk dua të vendos objektiva personal. Dua t’i shërbej ekipit sa më shumë dhe të jem mirë, pa dëmtime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot