Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të dhunës në familje, të regjistruara gjatë ditës së enjte () në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Deçan. Rasti i parë ka ndodhur rreth orës në Fushë Kosovë, ku është arrestuar një burrë i dyshuar se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Sipas Policisë, nga rasti nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në rastin e dytë, që ka ndodhur rreth orës në Prishtinë, Policia njofton se pas një konflikti verbal, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari është intervistuar në stacionin policor dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq, në Deçan, rreth orës , janë arrestuar dy burra, të dyshuar se kanë ushtruar dhunë në familje ndaj prindërve të tyre. Sipas Policisë, njëri prej viktimave ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
