Sydney Sweeney prezanton linjën e saj të të brendshmeve SYRN me një

0%

Sydney Sweeney ka publikuar një set të ri fotografik për markën e saj të të brendshmeve SYRN, duke promovuar koleksionin më të fundit të linjës që e lançoi në janar të këtij viti. Aktorja 28-vjeçare shfaqet me një komplet dantelle të përbërë nga sytjena, tanga dhe brekë, të kombinuara me doreza transparente dhe një shall të zi.

Fotot u publikuan në Instagram me mbishkrimin: “Syd për Joshësen”. Sweeney ka qenë një nga promovueset kryesore të markës së saj gjatë muajve të fundit, duke ndarë rregullisht pamje nga koleksionet e reja, shkruan DailyMail Sipas raportimeve, koleksioni i parë i SYRN u shit brenda pak minutash dhe besohet se ka gjeneruar rreth 18 milionë dollarë (rreth 15.5 milionë euro) në tremujorin e parë të vitit 2026.

Paralelisht me projektet e saj në modë dhe biznes, aktorja po vazhdon edhe angazhimet kinematografike. Ajo ndodhet në Australi për xhirimet e filmit fantastiko-shkencor “Gundam” dhe së fundmi udhëtoi në Zelandën e Re, ku provoi aktivitete ekstreme si lëkundja mbi kanionin e Nevisit dhe kërcimi me bungee gjatë natës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sweeney ka folur shpesh për pasionin e saj për sportet ekstreme dhe dëshirën për të realizuar vetë sa më shumë skena aksioni në filmat ku merr pjesë.

Burimi: Telegrafi