KRU “Prishtina” për gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe Batllava

0%

Gjendja e rezervave të ujit në akumulimet kryesore vazhdon të jetë nën monitorim, ndërsa KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se sasia aktuale e ujit garanton furnizim deri në fund të vitit 2026, me kusht që uji të përdoret në mënyrë racionale.

Sipas të dhënave të fundit, niveli i ujit në liqenin e Badocit është rreth 2 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Batllavës niveli është 1.69 metra nën kuotën maksimale. Nga KRU “Prishtina” kanë theksuar se menaxhimi i rezervave dhe mënyra e përdorimit të ujit gjatë muajve në vijim janë faktorë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e furnizimit.

“Uji është një burim i kufizuar dhe përdorimi i panevojshëm i tij, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta dhe konsum të shtuar, ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rezervave dhe në qëndrueshmërinë e sistemit të furnizimit ”, thuhet në njoftim të kompanisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot