Kalimi i emigrantëve në Ceuta, Italia pezullon marrëveshjen e

0%

Ministria e Brendshme e Italisë ka urdhëruar mbylljen e kufijve detarë dhe ajrorë me Spanjën, duke pezulluar përkohësisht regjimin e lëvizjes së lirë të zonës Shengen mes dy vendeve. Vendimi vjen pas rritjes së fluksit të emigrantëve drejt enklavës spanjolle të Afrikës së Veriut, Ceuta, ku gjatë ditëve të fundit kanë mbërritur mijëra persona.

Masa ishte paralajmëruar të enjten në mbrëmje nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, së bashku me zëvendëskryeministrat Antonio Tajani dhe Matteo Salvini. Vendimi u miratua zyrtarisht të premten në mëngjes gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme italiane, të drejtuar nga ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.

Sipas autoriteteve italiane, masa është ndërmarrë mbi bazën e vlerësimeve të Komitetit për Analizën e Migracionit dhe Sigurinë Kufitare, me qëllim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjeve të parregullta në territorin italian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pezullimi i përkohshëm i lëvizjes së lirë brenda Shengenit mes Italisë dhe Spanjës pritet të jetë në fuqi për aq kohë sa autoritetet italiane e konsiderojnë të nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë kufitare.

Burimi: Bota Sot