Filmi “Dua” zgjedhet si propozimi zyrtar i Kosovës për Oscars 2027

0%

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është përzgjedhur si propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë International Feature Film në edicionin e 99-të të Academy Awards.

Vendimi është marrë nga Komiteti Përzgjedhës, i cili vlerësoi njëzëri rrëfimin e guximshëm të filmit, interpretimin e aktores Pinea Matoshi, si dhe mënyrën se si vepra trajton tema universale si identiteti, trauma dhe rezistenca.

Përzgjedhja e “Dua” shënon një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare, duke e vendosur filmin në garën për një nominim në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në Academy Awards. Ky konsiderohet një vit i veçantë për filmin kosovar, pasi Kosova do të jetë e përfaqësuar në garën për Oscars me dy filma.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Krahas “Dua”, edhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, fitues i çmimit Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, është kualifikuar drejtpërdrejt në garën për Academy Awards.

Burimi: Telegrafi