Dy persona lëndohen në një aksident mes dy veturave në Istog

0%

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një aksident trafiku që ndodhi sot në rrugën “Fehmi Agani” në Istog. Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës , Policia në Stacionin Policor në Istog është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Istog. Dy vetura ishin të përfshira.

Nga aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në QKMF në Istog për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Gashi për Sinjalin. Policia po merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Aksident trafiku në Istog, s’dihet nëse ka të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com