Si zakonisht, edhe sot këtë opinion timin po e nis me një fjalë të urtë e të mençur gjermane që thotë: „Doppelt genäht hält besser“?! Në shqipen 🦅 tonë i bie: „Qepja e dyfishtë mban më mirë“?!
Prandaj, me këtë rast, natyrisht që shtrohet pyetja: Athua mos kjo „qepje e dyfishtë“, përmes tradhtive recidive të tradhtarëve të kombit tonë shqiptar, siç themi shpesh ne gjakovarët: „Po i bie si shi në kallamoq“ Serbisë?!
Apo mos jemi duke përjetuar Déjà-vu-në, një iluzion kujtese të vitit 1912, kur Mbretërisë Serbe Bujanoci iu caktua si rezultat i Luftës së Parë Ballkanike, pasi që shekuj me radhë rajoni i përkiste Perandorisë Osmane, njëherësh duke e rikujtuar historinë tonë të lashtë, për të mos e harruar kurrë brez pas brezi, sepse të gjitha zonat e vendbanimeve dardane, si dhe zona e Bujanocit, shtriheshin në rajonin e lashtë të Dardanisë, me fise të cilat klasifikoheshin në përgjithësi si fise ilire.
Kështu shkruan Straboni, gjeograf, filozof dhe historian i lashtë grek (jetoi nga viti 63 para Krishtit deri pas vitit 23 pas Krishtit). O KMiSHER, ti së bashku me Hoxhën „tënd“, a jeni në vete apo ju ka humbur orientimi me realitetin nga „satisfaksioni“ i posteve tuaja politike?!!!
Apo mos ia ndrrove kahjen „Open Ballkan“-it e po don, me një formë të tillë rafinuese, t’ia mundësosh Serbisë daljen apo lidhjen me detin iliro-shqiptar në Shkodër, edhe atë duke kalëruar mbi shpinën e të gjorit shtet tonë, Kosovë-Dardani?! Pse e zgjodhe pikërisht Bujanocin?!
Bujanoci, qyteti dhe zona e të cilit ishte (e edhe është) vend i popullsisë dhe i fiseve tona dardano-ilire e peoniane, siç ishin Agrianët, të cilët shtriheshin në lindje të fiseve ilire, në pellgun e lumit Strimon të Sipërm, si dhe të Aksiosit (kështu sipas të dhënave historike)?! PSE E LËNDOVE URËN TONË ILIRO-SHQIPTARE?!
Andaj, me këtë rast, gjithsesi më duhet t’i përsëris thëniet e mëparshme të opinioneve të mia, të dashur dhe shumë të vlerësuar lexues e lexuese të kësaj gazete, respektivisht të gazetës „Bota Sot“: „TRADHTIA NDAJ MËMËATDHEUT S’KA BRIRË“?! (Enkas e shkrova „tradhtia ndaj MëmëAtdheut“, sepse ky veprim i të poshtëpërmendurve, siç po shihet, ka të bëjë me një vërtetim ripërtëritës të ndarjes së MëmëAtdheut tonë ndër shekuj dhe veçanërisht me ndarjen e vitit 1912.) Faktikisht, me këtë aksion të KMiSHER-it dhe Hoxhës së tij (min. p.
E+PJSH), të njëjtit po ia vërtetojnë Serbisë edhe një herë hajninë territoriale, si në vitin 1912, ku, siç e ceka më lart, Bujanoci së bashku me Luginën e Preshevës janë rajone që krenohen me një histori të lashtë, të ndërthurur thellë me Dardanët, fis i fortë ilir. POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT! 👎 RROFTË KOSOVA JONË – DARDANIA! 🦅 P.S.
MOS TË LEJOJMË KURRSESI KONSULLATËN SERBE NË TROJET TONA TË SHENJTA ILIRO-SHQIPTARE! 🦅🙏 Sabahate Byci Autore , e premte, ora Gjermani
