Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, prioritet mbetet bashkimi i LDK-së, ndërsa ka theksuar se Kosovës i duhen institucione funksionale.
Përmes , Abdixhiku tha se “LDK ka nevojë për bashkim; gjersa Republika ka nevojë për stabilitet institucional, për institucione funksionale dhe për një politikë që vendos interesin shtetëror mbi çdo llogari tjetër”, duke shtuar se ky do të mbetet orientimi i partisë.
Ai gjithashtu theksoi se, ndonëse kishte besuar se Kuvendi i Jashtëzakonshëm ishte ‘i panevojshëm, i dëmshëm dhe i ngutshëm’, tashmë e pranon vendimin e delegatëve. “Në LDK, fjala e fundit i takon gjithmonë anëtarësisë. Mbrëmë ajo foli. Kam besuar se ky Kuvend ishte i panevojshëm, i dëmshëm e i ngutshëm. Sot, ai i përket së shkuarës.
E pranoj me përulësi vendimin e delegatëve dhe e marr atë si një përgjegjësi të re për ta ruajtur me fanatizëm kahjen e LDK-së”- ka shkruar Abdixhiku, më . Sipas tij, verdikti më i rëndësishëm i Kuvendit ishte se “LDK mbetet veç e anëtarësisë”, ndërsa theksoi se periudha e fundit e ka sprovuar partinë, por nuk duhet t’i ndryshojë vlerat mbi të cilat është ndërtuar.
Abdixhiku falënderoi si ata që e mbështetën, ashtu edhe ata që menduan ndryshe, duke theksuar se demokracia kërkon respekt dhe jo njëzëshmëri. “Tani, më ndihmoni të gjithë, të bashkojmë këtë shtëpi; dhe nga këtu të bashkojmë dhe gjithë Kosovën. Ky është roli ynë si LDK e vërtetë. Rolet tjera nuk na përkasin neve”, ka deklaruar ai.
Në përfundim të reagimit, Abdixhiku shkroi më 30 korrik mbyllën një kapitull dhe sot fillojnë punën, së bashku. Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, të mbajtur të enjten më , Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë, pasi mori mbështetjen e 170 delegatëve. Kundër mori 152 vota, dhe tre abstenime.
Edhe pse votimi ishte i fshehtë, disa nga ata që ishin vendosur kundër Abdixhikut vetëm se kishin bërë të ditur paraprakisht, përfshirë këtu Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin, Arben Gashin, Gazmend Muhaxherin e Armend Zemajn – por jo vetëm.
Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë, duke e pranuar publikisht se ishte në mesin e delegatëve që ishin për shkarkimin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se 152 delegatë besuan se partisë i duhej një drejtim i ri, ndërsa 170 delegatë të tjerë votuan ndryshe në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së.
“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe”- . Kuvendi i LDK-së ishte thirrur nga të pakënaqurit e kësaj partie me rezultatin zgjedhor të 7 qershorit, ku LDK u rikonfirmua për të tretën herë brenda 1 viti e gjysmë si parti e tretë në vend.
Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja garoi së bashku me presidenten e gjashtë të vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe mori 16.69% të votave apo 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Menjëherë pas kësaj filluan kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të cilat kulmuan me dorëzimin e nënshkrimeve të më shumë se 1/3 së delegatëve të Kuvendit të cilët kërkuan thirrjen e këtij organi të partisë për ta hedhur në votim shkarkimin e Abdixhikun nga pozita e kreut të partisë.
Ndonëse Kuvendi u mbajt në atmosferë përplasjesh të brendshme dhe akuzash brenda anëtarësisë për presione që pretendohej se vinin nga nivelet e larta, Abdixhiku arriti të rikonfirmohet kryetar partie.
