10 aksidente dhe 369 gjoba në Ferizaj brenda 24 orëve

0%

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar aktivitetet në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore. Sipas njoftimit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit njësitet policore të rajonit të Ferizajt, ku përfshihen stacionet policore në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han të Elezit, kanë intensifikuar kontrollet dhe veprimet në terren.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 10 aksidente trafiku, prej të cilave 2 me persona të lënduar, ku kanë pësuar lëndime dy persona, si dhe 8 aksidente me dëme materiale. Po ashtu, njësitet policore kanë shqiptuar gjithsej 369 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi