Arijon Ibrahimoviç është talenti shqiptar i Bajern Mynih. Mesfushori 20-vjeçar po stërvitet me ekipin e parë, ndërsa edhe po jep përshtypje pozitive. Më parë ishte trajneri i Heidenheim, Frank Shmid, që i thuri elozhe. “Unë mund të gjykoj vetëm periudhën që Ari kaloi me ne dhe sa të kënaqur ishim me paraqitjet e tij.
Ai është ende një lojtar i ri, që sezonin e kaluar hodhi hapat e parë të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm në Bundesligë. Mjafton të kujtoni ndeshjen në Mynih, tre javë para fundit të kampionatit. Nëse e patë atë që prodhoi në fushë atë ditë, mund të shihnit potencialin e tij dhe të besonit se ai është vetëm në fillimin e karrierës.
Ai ka ende mundësi të bëjë hapa gjigantë përpara, por ka edhe shumë për të mësuar. Jam i bindur se mund ta arrijë këtë në ambientin e Bajernit, por asgjë nuk do t’i vijë automatikis ht”, u shpreh trajneri i Heidenheim. Ndërkohë Ibrahimoviç është fokusuar me bicikletë bashkë me Nataniel Braun. Bashkë shikohen si shokë të ngushtë te Bajerni.
Ibrahimoviç po pret ftesën e ekipit të parë të Gjermanisë. Kosova ndërkohë mbetet përpara Shqipërisë për të përfituar shërbimet e tij.
