Tensione në Kuvend për Ligjin për përfaqësim, Sela dhe Dauti

0%

Deputetja e Lidhjes së Shqiptarëve, Ilire Dauti, bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi më herët kërkoi ndërprerjen e seancës për pyetje parlamentare, me arsyetimin se nuk kishte marrë përgjigje me shkrim nga Qeveria për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Në foltore asaj iu bashkua edhe kryetari i partisë, Ziadin Sela.

“Unë kërkoj, në emër të të gjithë deputetëve, që kjo seancë të ndërpritet, sepse nuk ka kuptim të vazhdohet me pyetjet e tjera. Nuk do të largohem sot nga kjo foltore derisa të marr përgjigje për pyetjen që e parashtrova herën e kaluar dhe për të cilën kryeministri duhej të përgjigjej. Ose dilni këtu dhe jepni përgjigje, ose kjo seancë nuk do të vazhdojë”, tha Ilire Dauti.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shpalli fillimisht një pauzë prej gjysmë ore për të ulur tensionet, por meqë kjo nuk solli rezultat, dha edhe një pauzë tjetër prej një ore. Paraprakisht në takimin e sotëm me gazetarët, Gashi foli për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë për të cilin tha se Ligji mund të ketë mangësi, por siç shtoi, më mirë të kemi ligj sesa mos të kemi fare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryeparlamtari tha se ligjin do ta vendosë në procedurë, atëherë kur ai do të vlerësojë se është moment i përshtatshëm. “Do ta shfrytëzoj të drejtën time për të vlerësuar dhe vendosur se kur është momenti më i përshtatshëm që ky ligj të hidhet në votim. Dua që qytetarët dhe opozita ta dinë se nuk planifikojmë ta miratojmë fshehurazi.

Seanca do të thirret, të gjithë deputetët do të ftohen dhe vendimin do ta marrë seanca plenare. Detyra ime është të vendos se kur është momenti më i mirë për vendimmarrje, ndërsa më pas të gjithë do ta respektojmë vendimin e Kuvendit”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Më herët, opozita shqiptare akuzoi se kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, se po e mban peng Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke pritur një moment kur opozita të mos jetë e pranishme në seancë për ta hedhur atë në votim. Opozita ka vërejtjet e saja për këtë ligj, andaj e kundërshton.

Burimi: Telegrafi