Sara Hoxha me “kunj” për Erik Fullanin pas aludimeve të fundit

0%

Pak ditë pas publikimit të disa pamjeve që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale, ku pretendohej se ish-partneri i saj Erik Fullani ishte parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjatë pushimeve, Sara Hoxha ka ndarë një reflektim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në një postim në InstaStory, influencerja ka shkruar një mesazh për lënien pas të gjërave që nuk varen më prej saj.

“Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur…” , shkruhej në postim. Ky reagim ka bërë që shumë ndjekës të dyshojnë se mesazhi mund të ketë lidhje me situatën e fundit në jetën e saj private dhe me raportimet për Erik Fullanin.

Sara Hoxha Megjithatë, Sara nuk ka përmendur emra dhe nuk ka konfirmuar nëse postimi i saj lidhet me ish-partnerin. Deri tani, gjithçka mbetet vetëm në nivel aludimesh, ndërsa influencerja ka zgjedhur të mos japë detaje apo sqarime për kuptimin e këtij mesazhi. Dyshja vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, përkundër thashethemeve të fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot