Kina ka hedhur poshtë raportimet se Pekini do t’i dërgojë Iranit qindra raketa të mbrojtjes ajrore, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara. Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar pas raportimeve të Reuters, sipas të cilave Pekini pritej të dërgonte 300 deri në 400 raketa mbrojtëse ajrore të tipit që lëshohen nga supi në Iran.
Sipas Reuters, vlera e armatimit do të ishte mes 60 dhe 70 milionë dollarëve. “Raportet janë të rreme dhe krejtësisht të pabazuara. Roli i Kinës ka qenë gjithmonë të promovojë paqen dhe t’i japë fund konfliktit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.
Reagimi i Pekinit vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se do të ishte “mjaft i zhgënjyer” nga presidenti kinez Xi Jinping, nëse Kina do t’i siguronte armë Iranit.
Ndërkohë, inteligjenca amerikane kishte raportuar se Kina po përgatitej t’i dërgonte Iranit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, në një kohë kur Teherani po përpiqet të rimbushë disa nga sistemet e tij të armëve me ndihmën e partnerëve të huaj kryesorë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
