Sot shënohen 61 ditë nga nisja e protestës qytetarë, e cili nisi si kundërshti për një projekt turistik në Zvërnec, por tashmë ka marrë përmasa më të gjëra politike. Qytetarët dalin çdo ditë duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike shqiptare, ndërsa kërkesa kryesore e tyre tashmë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Si çdo ditë qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt kryeministrisë. Edhe në tubimin e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Ata e cilësuan dy muajt e protestës si një dëshmi të qëndresës qytetare dhe ritheksuan se mobilizimi do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të shpallura.
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet “Rama ik”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”.
