Shpërndaje në: Pas Dritës e Dukagjinit, janë Malisheva e Ballkani i Suharekës që paraqiten në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Këto dy skuadra luajnë të enjten. Punë më të lehtë vlerësohet që ka Ballkani, ndonëse u mposht në ndeshjen e parë. Ballkani nga ora në “Fadil Vokrri” e pret skuadrën nga Irlanda, Bohemians. Javën e kaluar në Dublin, Ballkani pësoi 2:1.
Bohemians e shënoi golin e fitores në minutën e 90-të. Është edicioni i pestë rresht që suharkasit luajnë në Evropë. Në periudhën e Ilir Dajës arritën dy herë në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Këtë edicion në raundin e parë kualifikues Ballkani e kaloi skuadrën nga Uellsi, Connah.
Malisheva para një javë arriti sukses historik duke fituar 2:0 në Prishtinë ndaj ekipit skocez Hibernian. Edhe Futboll 24 dhj 2025 Derbi i madh e mbyll stinorin vjeshtor në Superligë Ndeshja e kthimit me Hibernianin luhet të enjten nga ora në Edinburgh të Skocisë. Presioni pritet të jetë i madh ndaj malishevasve.
Hiberniani kishte përkrahje të madhe të shikuesve edhe në Prishtinë, ndërsa në ndeshjen në shtëpi stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë. Futbolli skocez vlerësohet i nivelit goxha të lartë. Malisheva po garon për herë të tretë në Evropë. Në dy edicionet e kaluara u ndal në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, nga Buduqnosti i Podgoricës dhe nga Vikinguri islandez.
Këtë edicion në raundin e parë e eliminoi Vllazninë e Shkodrës. Skuadrën shkodrane e mposhti 5:0 në Prishtinë, pasi fillimisht u mposht 2:1 në udhëtim.
