Lamine Yamal shijon pushimet me të dashurën pak pas triumfit në Kupën

0%

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, dhe influencerja spanjolle Ines Garcia, po shijojnë një arratisje luksoze verore në Saint-Tropez të Francës, pak pasi Spanja u shpall fituese e Kupës së Botës. Çifti ka ndarë momente nga pushimet e tyre në rrjetet sociale, duke treguar pamje nga destinacioni i njohur në Rivierën Franceze.

Udhëtimi i tyre vjen pas javësh vëmendjeje të madhe mediatike rreth lidhjes së tyre. Foto: Instagram Të dy u shfaqën bashkë edhe gjatë triumfit të Spanjës në finalen e Kupës së Botës, ku Garcia ishte në fushë me futbollistin pas ndeshjes.

Para pushimeve në Francë, Yamal kishte kaluar disa ditë me miqtë në Ibiza pas suksesit me kombëtaren, derisa më pas u bashkua me Garcian për këtë udhëtim romantik. Foto: Facebook Lidhja mes tyre u bë publike pas disa shfaqjeve së bashku dhe ndërveprimeve në rrjetet sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimeve, ata kishin komunikuar fillimisht online dhe kishin mbajtur lidhjen larg vëmendjes së publikut për disa muaj, para se të shfaqeshin hapur së bashku. Foto: Facebook Ines, krijuese përmbajtjeje nga Sevilja, është bërë një nga mbështetëset më të dukshme të Yamal gjatë paraqitjeve të tij me Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle.

Burimi: Telegrafi