Interi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit anglez John Stones, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin italian deri më . 32-vjeçari transferohet në Milano pas një periudhe të suksesshme te Manchester City, ku ishte një nga lojtarët kryesorë të repartit defensiv nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Stones e nisi karrierën profesionale te Barnsley, klubi i qytetit të tij të lindjes, përpara se të transferohej tek Evertoni në vitin 2013. Paraqitjet e tij bindëse i siguruan kalimin te Manchester City tri vite më vonë. Gjatë dhjetë sezoneve në “Etihad”, mbrojtësi regjistroi 295 paraqitje dhe 19 gola, duke fituar një numër të madh trofesh.
Në mesin e tyre janë gjashtë tituj të Ligës Premier, tri Kupa FA, pesë Kupa të Ligës, Liga e Kampionëve, Superkupa e UEFA-s dhe Kupa e Botës për Klube. Me Kombëtaren e Anglisë, Stones ka zhvilluar 94 ndeshje, ka luajtur në dy finale të Kampionatit Evropian dhe ka ndihmuar “Tre Luanët” të përfundojnë në vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.
Interi beson se përvoja, lidershipi dhe cilësitë e tij në ndërtimin e lojës do të jenë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Cristian Chivu para fillimit të sezonit të ri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
