Gravina: jo nuk është aspak e pranueshme

0%

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit dhe aktualisht zëvendëspresident i UEFA-s, Gabriele Gravina, ka sulmuar ashpër presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë për “La Repubblica”, duke kundërshtuar projektin e ideuar për privatizimin e Kupës së Botës.

“Futbolli nuk është i Infantinos dhe as i atyre që drejtojnë institucionet”, – deklaroi Gravina, duke e akuzuar atë për “arrogancën e marrjes së një pushteti që nuk ekziston” dhe për idenë e “shitjes së Botërorit”. Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt që u bë i njohur vetëm përmes mediave ndërkombëtare dhe për të cilin FIFA nuk kishte konsultuar askënd. “Kjo nuk është aspak e pranueshme.

Futbolli nuk është vetëm biznes”, – u shpreh Gravina, duke shtuar se është e rëndë që justifikohet një nismë e tillë me argumentin se do t’u sjellë më shumë para federatave, sidomos në një vit zgjedhjesh në FIFA.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Futbolli dhe federatat kanë nevojë më shumë për respekt sesa për para”, – theksoi ai, ndërsa kritikoi edhe “ndërhyrjet politike të pranuara nga Infantino” gjatë Kupës së Botës 2026.

Burimi: Bota Sot