Dështon nisma për shkarkimin e Abdixhikut, delegatët e LDK-së

0%

Lumir Abdixhikut edhe një herë iu është besuar detyra e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të tij, ndërsa 152 delegatë votuan pro shkarkimit. Votimi është bërë në formë të fshehtë, me pyetjen “a duhet të shkarkohet Abdixhiku”. Raportohet Lumir Abdixhiku nuk ka votuar.

Kuvendi i jashtëzakonshëm erdhi si pasojë e kërkesës së 1/3 të delegatëve, të cilët kërkuan shkarkimin e tij. Votimi i delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nis pas fjalimit të Abdixhikut dhe akuzave ndaj tij nga Armend Zemaj. Ndërsa, ka mbajtur një fjalim deputeti dhe anëtari i këtij kuvendi, Armend Zemaj, i cili ka numëruar dështimet e Abdixhikutn ë krye të LDK-së.

Por ka reaguar edhe njëri nga delegatët e LDK-në nga Gjilani, i cili ka akuzuar të ‘pakënaqurit”, e LDK-së se po duan ta prishin shtëpinë e vet. Megjithatë, iu është ndërprerë fjalimi duke marrë vendim që mos të ketë më shumë debat, por të nis votimi, gjë që edhe po ndodhi. 327 delegatët janë thirrur me emër për të votuar në mënyrë të fshehtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përndryshe, edhe më , ishte mbajtur një kuvendi i partisë, ku delegatët refuzuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, pas përfundimit të votimit të fshehtë. Megjithatë, ajo që dihet është se ai mori vetëm 28 vota më shumë për të qëndruar në krye të LDK-së.

Delegatët e pranishëm në Kuvend votuan në mënyrë të fshehtë për të pranuar ose refuzuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, duke u deklaruar me “PO” ose “JO”. Sipas rezultateve të shpallura, 164 delegatë votuan kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ndërsa 136 delegatë votuan pro.

Pas shpalljes së rezultatit, Lumir Abdixhiku përcolli një mesazh bashkimi, duke theksuar se synimi i tij është t’i afrojë të gjithë anëtarët e partisë, pavarësisht nëse janë pajtuar apo jo me qëndrimet e tij gjatë procesit. Ai bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim, me qëllim forcimin e LDK-së në periudhën e ardhshme.

Lumir Abdixhiku u zgjodh për herë të parë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës më , pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Burimi: Bota Sot