Tragjedi në Shkodër: Nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj humbin jetën nga zjarri që përfshiu banesën Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Shkodër, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën ku jetonin.
Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës , ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe forcat zjarrfikëse. Si pasojë e flakëve kanë humbur jetën shtetasja me inicialet B. Ç., 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj, njëri 3 vjeç dhe tjetri vetëm 1 vjeç e gjysmë.
Sipas informacioneve të gazetarit të A2 CNN, Senad Nikshiqi, në vendngjarje është gjetur një bombol gazi, ndërsa dyshimet e para janë se shpërthimi i saj mund të ketë shkaktuar zjarrin që rezultoi fatal për familjen. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se familja ishte kthyer së fundmi nga Gjermania.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me ekspertët zjarrfikës, po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
