Forcat zjarrfikëse kanë gjetur një fëmijë të pajetë brenda banesës së djegur në fshatin Domen të Postribës. Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar në një shtëpi të vjetër, e cila ishte e pabanueshme, por që më pas është përfshirë nga zjarri. Banesa ndodhet në një zonë malore, rreth 30 minuta larg rrugës ku mund të qarkullojnë automjetet.
Zjarrfikësit kanë arritur në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë dhe njoftimit të vonuar, banesa ishte djegur plotësisht. Brenda saj është gjetur i pajetë njëri prej fëmijëve, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër, të cilët dyshohet se mund të kenë humbur jetën në këtë ngjarje tragjike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
