Ndërron jetë DJ dhe muzikanti francez, Kavinsky

0%

DJ dhe muzikanti francez, Kavinsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Vincent Belorgey, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Paris. Artisti, i cili ishte 50 vjeç, ishte bërë pjesë e skenës ndërkombëtare të muzikës dhe së fundmi kishte performuar edhe në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Paris.

Prokuroria e Parisit ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, pasi autoritetet që mbërritën në vendngjarje nuk kanë gjetur elemente të dyshimta. Kavinsky u bë i famshëm në mbarë botën me këngën “Nightcall”, të publikuar në vitin 2010, e cila mori famë të madhe pasi u përfshi në filmin “Drive” me aktorin Ryan Gosling.

Kënga u prodhua nga Guy-Manuel de Homem-Christo nga grupi legjendar Daft Punk. Gjatë karrierës së tij, Kavinsky publikoi dy albume “OutRun” (2013) dhe “Reborn” (2022), ndërsa muzika e tij u ndikua nga videolojërat e viteve ’80, serialet policore si “Miami Vice” dhe filmat e regjisorit italian Dario Argento.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Artisti kishte gjithashtu një lidhje të ngushtë me regjisorin dhe muzikantin Quentin Dupieux, me të cilin bashkëpunoi në projekte të ndryshme. Përveç muzikës, ai u shfaq edhe në një rol të shkurtër në serialin francez të Netflix, “Banger”. Me stilin e tij unik dhe tingujt retro-elektronikë, Kavinsky la një gjurmë të rëndësishme në muzikën elektronike ndërkombëtare.

Burimi: Telegrafi