Ky është plani i Infantinos për të shitur Kupën e Botës: 15 milionë

0%

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shkaktuar reagime të mëdha në botën e futbollit pas një ideje të re që synon të ndryshojë mënyrën se si menaxhohen turnetë më të mëdha ndërkombëtare.

Sipas raportimeve të The Times, Infantino po planifikon krijimin e një kompanie të re të quajtur “FIFA Forward Enterprise”, e cila do të merrej me menaxhimin komercial të kompeticioneve kryesore të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj, Kupën e Botës për femra dhe Kupën e Botës për Klube.

Plani i presidentit të FIFA-s është që investitorët privatë të kenë mundësi të blejnë mes 20 dhe 30 për qind të aksioneve në këtë kompani, duke hapur rrugën për një marrëveshje që mund të kapë vlerën e miliarda dollarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Premtimi prej miliona eurosh për federatat Për të siguruar mbështetjen e 211 federatave anëtare të FIFA-s, Infantino raportohet se ka propozuar një paketë financiare prej rreth 10 miliardë dollarësh. Sipas planit, çdo federatë anëtare do të përfitonte rreth 15 milionë funte (17.5 milionë euro) nëse mbështet këtë iniciativë.

Federatat do të kishin të drejtë ta mbanin ose ta shisnin këtë pjesë financiare. Infantino u ka dhënë federatave një afat prej 53 ditësh për t’u regjistruar në këtë projekt. Infantino po planifikon t’u shesë investitorëve një pjesë të të drejtave mbi Kupën e Botës Pse ky plan po shkakton polemika?

Ideja ka shkaktuar shqetësim të madh te disa prej institucioneve më të fuqishme të futbollit botëror, pasi kundërshtarët druhet se privatizimi i pjesshëm i kompeticioneve mund të ndryshojë kontrollin mbi turnetë më prestigjioze. UEFA ka qenë ndër të parat që ka shprehur kundërshtimin ndaj këtij propozimi, duke mos e mbështetur mënyrën se si është prezantuar iniciativa.

Raportime nga Sky Sports kanë bërë të ditur se disa vende evropiane po shqyrtojnë edhe mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës në rast se plani miratohet. Reagime të ashpra nga konfederatat Edhe CONCACAF ka shprehur shqetësim për mungesën e transparencës dhe mungesën e konsultimeve para prezantimit të projektit.

Ndërkohë, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka reaguar ashpër duke deklaruar se nuk është konsultuar fare për këtë çështje. “Nuk u konsultuam fare për këtë propozim dhe jemi shumë të zhgënjyer që një çështje me rëndësi të tillë ka dalë në publik para se familja e AFC-së të kishte mundësinë ta shqyrtonte përmes kanaleve të duhura të qeverisjes”, thuhet në deklaratën e AFC-së.

UEFA shpërthen ndaj Infantinos: Futbolli nuk është pronë e FIFA-s për t’u shitur Infantino dhe e ardhmja pas FIFA-s Një tjetër element që ka nxitur diskutime është fakti se Infantino raportohet se mund të jetë i përfshirë në drejtimin e kësaj kompanie pasi të përfundojë mandatin si president i FIFA-s në vitin 2031.

Një nga investitorët e përmendur si të interesuar është Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi