Shpërndaje në: Futbollisti Hasan Hyseni ka bërë lëvizje të rrallë në karrierë. Sulmuesi i krahut, që ishte prej më të dalluarve në pozitën e tij në Kosovë, i është bashkuar futbollit të Kirgistanit. Mitrovicasi Hyseni të mërkurën ka firmosur me skuadrën FC Asia. “Jemi të kënaqur të mirëpresim një sulmues të ri nga Kosova në ekipin tonë.
I urojmë Hysenit ndeshje emocionuese, lojëra të sigurta, gola të bukur dhe fitore të mëdha me ekipin tonë. Urojmë që kjo fazë të jetë e suksesshme si për lojtarin ashtu edhe për klubin”, ka shkruar FC Asia në njoftim. Asia është prej klubeve më të mira të kampionatit të Kirgistanit. Aktualisht e mban vendin e pestë me 33 pikë nga 16 ndeshje. Skuadra e vendit të parë i ka 38 pikë.
Hyseni mund të debutojë menjëherë në fundjavë. Edhe Futboll 21 sht 2025 Llapi vazhdon pa fitore, mbetet i fundit 29-vjeçari së fundi ishte te Llapi. Karrierën e ka nisur te Trepça ’89, ndërsa luajti edhe për Prishtinën dhe skuadra të shumta në vend. Kirgistani është shtet në Azinë qendrore.
