“Game of Thrones: War for Westeros” do të arrijë në fillim të vitit

0%

Fansat e universit “Game of Thrones” do të duhet të presin edhe pak për videolojën e re strategjike “Game of Thrones: War for Westeros”, pasi zhvilluesi ka shtyrë publikimin e saj nga viti 2026 në fillim të vitit 2027. Videoloja, e zhvilluar nga PlaySide Studios, është një strategji në kohë reale që vendoset në botën e Westerosit.

Lojtarët do të mund të marrin kontrollin e Shtëpive të Mëdha, të udhëheqin ushtri, të përdorin heronj të njohur dhe të luftojnë për pushtetin mbi Fronin e Hekurt. Zhvilluesit thanë se shtyrja është bërë për t’i dhënë ekipit më shumë kohë për të përmirësuar videolojën dhe për të arritur cilësinë që presin si adhuruesit e lojërave strategjike, ashtu edhe fansat e serialit.

Në “War for Westeros”, lojtarët do të përballen në beteja masive, ku do të duhet të përdorin taktika, aleanca dhe tradhti për të mposhtur kundërshtarët. Video-loja do të përfshijë mënyra për një lojtar, beteja online dhe përballje mes disa lojtarëve. Ngjarjet zhvillohen në botën e krijuar nga George R.R.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Martin, ku lojtarët do të mund të drejtojnë forca të ndryshme dhe të ndryshojnë fatin e shtatë mbretërive përmes betejave strategjike. Publikimi është planifikuar për fillimin e vitit 2027 për PC.

Burimi: Telegrafi