Ylli prezanton një tjetër basketbollist amerikan

0%

Shpërndaje në: Ylli është përforcuar me një tjetër basketbollist amerikan. Bëhet fjalë për amerikanin, LaQuincy Rideau. “KB Golden Eagle Ylli njofton arritjen e marrëveshjes me organizatorin amerikan LaQuincy Rideau, i cili do të veshë fanellën e klubit në sezonin 2026/2027. Mirë se erdhe në Golden Eagle Ylli, LaQuincy”, shkruan në njoftimin e Yllit.

Suharekasit javën e kaluar prezantuan basketbollistin amerikan, Connor Withers.

Burimi: Koha