Tjetër delegim për gjyqtarët nga Kosova në garat evropiane

0%

UEFA ia ka besuar gjyqtarit ndërkombëtar Mervan Bejtullahu drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League ndërmjet Ilves dhe Stjarnan, e cila do të zhvillohet më 30 korrik në Tammelan Stadion, Tampere, me fillim nga ora .

Gjyqtari nga Kosova do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Edmond Zeqiri dhe Bashkim Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala. “Ky delegim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi të besimit të vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

FFK i uron shumë suksese ekipit të gjyqtarëve dhe një paraqitje sa më të mirë në këtë sfidë evropiane!”, shkruan FFK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot