Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim në lidhje me procesin gjyqësor për Sami Lushtakun dhe të tjerët, të akuzuar për rastin e ndikimit në dëshmitarë në rastin e njohur si “Drenica”. Aktgjykimi është marrë njëzëri nga trupi gjykues, që të pandehurit të lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës, për shkak se nuk është provuar që të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.
Gjykimi është zhvilluar për veprën penale të krimit të organizuar dhe ndikim të dëshmitarëve dhe vepra të tjera penale. Asnjëra nga provayt nuk i ka vërtetu që janë kryer këto vepra penale.
Në bazë të dëgjimit të dëshmtiarit “C” i njëjti e ka mohuar kategorikisht që të akuzuarit kanë ndikuar që të ndërrohet deklarata e tij në rastin “Drenica” Gjykimi për këtë rast është duke u zhvilluar vetëm për disa pika të të aktakuzës që ishte ngritur nga prokuroria e EULEX.
Në këtë rast të akuzuar janë Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani.
Historiku procedural lidhur me rastin e arratisjes së Sami Lushtakut Gjykata Themelore në Prishtinë, më kishte shpallur aktgjykimin në rastin e arratisjes së ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut dhe të tjerëve nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), e cila kishte ndodhur në vitin 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.
Përveç Lushtakut, me nga 1 mijë euro gjobë ishin dënuar edhe gardianët të cilët kishin qenë në përcjellje të Lushtakut, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena.
Ndërsa të gjithë të akuzuarit tjerë, përfshirë edhe djalin e Lushtakut, Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaçi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj dhe Argjent Behramaj, ishin liruar nga akuza. Por, aktgjykimi ndaj të akuzuarit Thaçi dhe Shatri ishte anuluar nga Gjykata e Apelit.
“Gjykata e Apelit e ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë sa i përket pjesës liruese për pikat 1 dhe 2 për të akuzuarin E. Th. për dy vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, dhe për të akuzuarin N.
Sh. në pikën 14, për vepër penale “keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Lehtësim i arratisjes së personave të privuar nga liria”, dhe për pikën 15 për vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”. “Çështja penale për këto pika është kthyer ne rigjykim”, thuhej në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Për dy raste të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar po akuzohej i pandehuri Thaçi, ndërsa për një vepër të kësaj natyre po akuzohet i pandehuri Shatri, i cili po dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit” dhe veprës penale “Lehtësim i arratisjes së personave të privuar nga liria”.
Tutje Emrush Thaçi dhe Nexhib Shatri ishin liruar prapë në rigjykim nga akuza me aktgjykim të shpallur nga gjykatësi Agim Kuçi.
Ndryshe, prokurori i EULEX-it, Romelu Matues, kishte ngritur aktakuzë ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve më , të cilët i ngarkon me disa vepra penale e që lidhen me arratisjen e Lushtakut dhe të tjerëve nga QKUK, të cilët ishin dënuar në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës”, dhe që në këtë qendër kishin shkuar për të marr shërbime mjekësore, për shkak të problemeve shëndetësore.
Çka thotë aktakuza e EULEX në pikën e 16? Sipas aktakuzës së Prokurorisë, në qershor të vitit 2013, Rexhep Xhota kishte kontaktuar dëshmitarin “C”.
Xhota sipas prokurorisë donte të dinte nëse ky dëshmitar ka dhënë prova në cështjen penale “Drenica”, e ku e kupton se ashtu ka ndodhur, Xhota në disa raste i ofron para, mbrojtje, trajtim mjekësor për gurna e sëmruar, një apartament e më pas edhe e ka kërrcënuar.
Sipas aktakuzës të gjitha këto ofera ose dhurata dhe pagesa janë dhënë në përfshirje të Rexhep Xhotës, Fatmir Mjakut dhe Rrustem Rukollit, me qëllim që dëshmitari “C” të tërheq deklaratën që e kishte dhënë për rastin Drenica.
Tutje Prokuroria kishte pretenduar se e kanë detyruar që të jap dekalratë për shtyp dhe të mohoj që kishte dhënë dekalratë kundër të akuzuarve në cështjen penale “Drenica”. Tutje sipas aktakuzës thuthet se duke e ndjerë vetën të kërcënuar me jetë, më dështmiari “C” kishte lënë një letër duke drejtuar gishtin ka Sami Lushtaku dhe Sahit Jashari.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në vitin 2013 dëshmitari “C” ishte detyruar nga Rrustem Rukolli që të regjistroj një CD në të cilën dëshmitari deklaron se në rast se i ndodhë diçka, përgjegjësi duhet të mbaj EULEX. Në këmbim të kësaj dëshmitari i ka marrë 30 mijë euro. Rukolli sipas aktakuzës e ka këshilluar dëshmitarin “C” se cka duhet të flas në gjykatë.
Gjatë kësaj përudhë kohore, sipas aktakuzës dëshmitari “C” kishte marrë shumën prej 10 mijë euro nga Fatmir Mjaku për shërimin e gruas së tij jashtë vendit. Ku më pas dëshmitari “C” me gruan e tij kishte udhëtuar për në Beograd për të marrë shërim.
Disa ditë para se të jap deklaratë në gjykatë, sipas aktakuzës, në dhjetor të vitit 2014 dëshmitarit “C” i janë ofruar një apartament, një punë në postë dhe një truproje. Gjithnjë sipas aktakuzës më , dëshmitari “C” ja u ka bërë me dije të pandehurve se do ti raportoj në polici, ku më pas është njoftuar se duhet ta kthej apartamentin dhe se nuk do ta mbështesin më financiarisht.
Çka thotë aktakuza e EULEX në pikën e 17? Tutje në pikën e 17 të aktakuzës, akuzohen Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajrami Dibrani për rastin e dëshmitarit “F”. Tri ditë para arrestimit të të pandehurve për rastin “Drenica”, dëshmtiarit “F” i janë afruar tre persona duke e kërcënuar se duhet ta tërheq deklaratën e dhënë për këtë çështje penale.
Sipas aktakuzës, dëshmtiarit “F” i janë ofruar 109 mijë euro që të dëshmoj rrejshëm për rastin “Drenica”. Dëshmitarit “F” i janë dhënë instruksione se çka duhet të përgjigjet në gjykatë. Në vitin 2016 sipas aktakuzës dëshmitari “F” ka vdekur. Sipas aktakuzës grupi ka vepruar në udhëheqjen e Sami Lushtakut dhe Ismert Haxhës derisa të pandehurit e tjerë veprojnë si kryerës të drejtpërdrejtë.
