​Qytetarët i bllokojnë punimet e komunës te “Xhamia e Llapit” në

0%

Disa qytetarë të Prishtinës ia kanë bllokuar komunës punimet në rrugën tek “Xhamia e Llapit”. Kjo, duke vendosur makineri të rëndë midis saj.

Ata i thanë KosovaPressit, prapa kamerës, arsyeja e bllokimit të punimeve është pasi kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, pa plan dhe në mënyrë tinëzare ka vendosur që këtë rrugë, nga katër korësi, ta bëjë në tri, një për hyrje nga qyteti i Podujevës dhe dy dalje nga Prishtina.

Sipas banorëve, me këtë plan do të falimentojnë bizneset që janë përskaj kësaj rruge, pasi do të u pamundësohet furnizimi i lokaleve. Ata thanë po ashtu se ishin në komunë për ta takuar kryetarin Rama, por që i njëjti ka refuzuar t’i takojë, teksa shtuan se dje kanë dorëzuar peticion me afro 150 nënshkrime. KosovaPress po provon të marrë edhe verzionin e Komunës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi