Një rrugë, katër probleme në Prishtinë – banorët e “Hysen Tërpezës”

0%

Banorët e rrugës “Hysen Tërpeza” në Prishtinë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të kësaj zone, ku sipas tyre përballen me disa probleme të vazhdueshme që po ndikojnë në jetën e përditshme dhe sigurinë e qytetarëve. Rruga, e cila është e shtruar me kocka prej vitesh, është dëmtuar rëndë dhe sipas banorëve është bërë pothuajse e pakalueshme për automjete.

Në disa pjesë janë krijuar gropa të mëdha, ndërsa mungesa e pusetave ka detyruar qytetarët të vendosin improvizime për të shmangur rrezikun e rënies së automjeteve në kanale të hapura. Rruga “Hysen Tërpeza” në Prishtinë Një banor i kësaj zone ka thënë për Telegrafin se gjendja e rrugës paraqet rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

“Rruga është në gjendje shumë të keqe. Ka gropa të mëdha dhe çdo ditë duhet të bëjmë manovrime me vetura për t’i shmangur ato. Lërë që veturat po na dëmtohen por kemi edhe frikë se do të ndodhë ndonjë aksident më i rëndë”, ka deklaruar ai për Telegrafin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Banorët kanë vendosur edhe pengesa në disa pjesë të rrugës, me qëllim që të rrisin sigurinë dhe të paralajmërojnë drejtuesit për rrezikun. Rruga “Hysen Tërpeza” në Prishtinë Një tjetër shqetësim i tyre është mungesa e mirëmbajtjes së hapësirës publike.

Sipas banorëve, mbeturinat nuk janë larguar për javë të tëra, ndërsa barishtet dhe mungesa e kujdesit kanë ngushtuar hapësirën e qarkullimit. “Ka raste kur mbeturinat qëndrojnë me javë të tëra pa u larguar. Gjithashtu, rruga nuk pastrohet dhe gjendja vetëm sa përkeqësohet. Duket sikur kjo pjesë e qytetit është harruar”, është shprehur një banor tjetër.

Përveç dëmtimeve të rrugës dhe problemeve me mbeturinat, qytetarët kanë ngritur shqetësime edhe për numrin e madh të qenve endacakë që frekuentojnë këtë zonë. Rruga “Hysen Tërpeza” në Prishtinë Sipas tyre, qentë endacakë janë bërë një rrezik i përditshëm, veçanërisht për fëmijët dhe kalimtarët. “Qentë endacakë janë gjithmonë këtu dhe shpesh lëvizin në grupe.

Kemi frikë për fëmijët tanë dhe kemi kërkuar disa herë që të ndërhyhet, por deri tani nuk kemi parë ndonjë zgjidhje”, ka thënë një tjetër banor për Telegrafin. Banorët kanë shprehur shqetësim edhe për problemet me kanalizimin, pasi sipas tyre shpërthimet e ujërave të zeza janë bërë dukuri e shpeshtë në këtë rrugë.

Rruga “Hysen Tërpeza” në Prishtinë “Era nga kanalizimi është e padurueshme dhe ka raste kur mezi kalohet edhe në këmbë. Kjo nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe problem shëndetësor për banorët”, ka deklaruar një qytetar. Sipas banorëve, një pjesë e dëmtimeve të rrugës dhe rrjetit të kanalizimit janë shkaktuar edhe nga punimet e ndërtimeve të reja në zonë.

Ata pretendojnë se disa kompani ndërtimore kanë dëmtuar infrastrukturën dhe nuk e kanë rikthyer gjendjen e mëparshme. Ata bëjnë të ditur se, edhe pse Inspektorati Komunal ka ndërmarrë masa ndaj disa punimeve, sipas tyre ato kanë vazhduar edhe më tej.

Rruga “Hysen Tërpeza” në Prishtinë Banorët thonë se kanë adresuar disa ankesa në institucionet komunale për këto probleme, por deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje konkrete.

Ata kërkojnë nga Komuna e Prishtinës ndërhyrje urgjente për sanimin e rrugës, rregullimin e kanalizimit, largimin e mbeturinave dhe trajtimin e problemit me qentë endacakë, duke paralajmëruar se mosveprimi mund të sjellë pasoja për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. / Telegrafi / Rruga “Hysen Tërpeza” në Prishtinë Rruga “Hysen Tërpeza” në Prishtinë

Burimi: Telegrafi