Shpërndaje në: Klubi zviceran i futbollit, Lugano, nuk e ka cilësuar të lehtë përballjen me Dukagjinin, të mërkurën pasdite. Lugano fitoi 1:0 në shtëpi javën e kaluar kundër Dukagjinit, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ndeshja kthyese luhet të mërkurën nga ora në Kampion Nacional të FFK-së në Hajvali.
“Lugano hyn në këtë ndeshje me një epërsi prej një goli nga ndeshja e parë në ‘AIL Arena’, megjithëse e vetëdijshme se gjysma e punës është ende përpara. Lojtarët do të kenë nevojë për qetësi, ekuilibër dhe vendosmëri për të mbrojtur epërsinë që krijuan në ndeshjen e parë dhe për të vazhduar fushatën evropiane”, shkruan Lugano.
Lugano në fundjavë mposhti Vaduzin me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Zvicrës. Te Lugano janë dy futbollistët shqiptarë, Uran Bislimi dhe Ezgjan Alioski.
