Lazio në garë për Brojën

0%

Shpërndaje në: Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, mund të paraqitet në Serie A të Italisë në edicionin 2026/2027. Interesim për sulmuesin shqiptar ka shprehur Lazio. Broja në edicionin 2025/2026 nuk pati shumë hapësire te skuadra e Burnleyt. Në të gjitha garat ai luajti vetëm 990 minuta, derisa kontribuoi me një gol dhe dy asistime. Kishte telashe me lëndime gjatë gjithë kohës.

“Klubi anglez është i hapur për një huazim me mundësi blerjeje”, shkruan mediumi i afërt me klubin italian “Solo la Lazio”. Burnley që do të paraqitet edicionin e ardhshëm në “Championship” të Anglisë. Broja ka kontratë deri në vitin 2030.

Burimi: Koha