– Këta janë të dyshuarit për plagosjen me armë para Picerisë “Doro” në Prishtinë Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ndërsa Policia tashmë ka identifikuar dy personat që dyshohen për rastin. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuar janë Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti, ndërsa viktimë është K. M. (30 vjeç).
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Xheladin Hana”, pranë Picerisë “Doro”, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Kur njësitë policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë hasur një BMW X6 me targa 01-999-HV, të braktisur, për të cilën dyshohet se është përdorur nga autorët para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Sipas hetimeve fillestare, Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të K. M, i cili më pas është paraqitur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Amar Xhemshiti dhe Amir Xhemshiti ndodhen në arrati, ndërsa Policia është duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes janë në vazhdim. – Ky është i plagosuri në sulmin me armë pranë Picerisë “Doro” në Prishtinë Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë Picerisë “Doro” në Prishtinë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që mbeti i plagosur është Kreshnik Maloku (30 vjeç).
Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi rreth orës në rrugën “Xheladin Hana”, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri. Viktima u paraqit për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burimet nga Emergjenca thonë se gjendja e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, media ka raportuar se Policia ka identifikuar si të dyshuar për rastin Amar Xhemshitin dhe Amir Xhemshitin, të cilët dyshohet se pas të shtënave janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendngjarje është gjetur e braktisur edhe një veturë BMW X6 me targa 01-999-HV, për të cilën dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa Policia është duke vazhduar hetimet dhe kërkimin e personave të dyshuar. — Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, ndërsa dy të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohen nga Policia.
Burimet e sinjalit bëjnë me dije se të dyshuar janë A. Xh. dhe A. Xh., ndërsa viktimë është K. M. (1996). Sipas informacioneve që ka siguruar media, ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Xheladin Hana”, pranë Picerisë “Doro”, ku Policia ka pranuar njoftim për të shtëna me armë zjarri.
Kur njësitë policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë hasur një veturë BMW X6, me targa vendore, të braktisur, për të cilën dyshohet se është përdorur nga autorët. Sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, A. Xh. dhe A. Xh. kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. I plagosuri, K.
M, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Policia është në kërkim të dy të dyshuarve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.
