Franca paralajmëron për cilësinë e ajrit, qytetarëve u kërkohet të

0%

Qeveria franceze ka lëshuar paralajmërime për përkeqësimin e cilësisë së ajrit në zonat e prekura nga zjarret masive, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stephanie Rist, deklaroi se autoritetet po monitorojnë nga afër nivelin e ndotjes së ajrit, ndërsa këshilloi personat me probleme të frymëmarrjes ose sëmundje të zemrës të përdorin maska mbrojtëse nëse detyrohen të dalin jashtë.

Ndërkohë, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Girondës u ka bërë thirrje banorëve të evakuuar të mos kthehen ende në shtëpitë e tyre. Sipas autoriteteve, zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe nuk është vënë nën kontroll, ndërsa prania e dendur e tymit përbën ende rrezik për shëndetin e qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot